Pesë persona humbën jetën dhe 15 të tjerë u plagosën pas sulmeve ruse të shtunën dhe gjatë natës në rajonin lindor të Donetskut në Ukrainë, tha guvernatori i saj.
Menjëherë pasi guvernatori i Donetsk-ut Vadym Filashkin njoftoi për viktimat të dielën, zyrtarë të tjerë lokalë ukrainas thanë se sulmet ruse plagosën më shumë civilë në lindje dhe jug.
Të paktën tetë persona u plagosën pasi të dielën forcat e Moskës goditën qytetin lindor të Ukrainës, Nikopol, njoftoi guvernatori lokal Serhii Lysak. Ai tha se një foshnjë dhe një vajzë 10-vjeçare ishin në mesin e viktimave. Gjashtë të plagosurit gjenden në spital.
Sulmet ruse të dielën plagosën gjithashtu tetë civilë të tjerë, duke përfshirë një 10-vjeçar dhe dy adoleshentë, në një fshat në rajonin Kherson të Ukrainës, njoftoi zyrtari lokal Roman Mrochko.
Rusia filloi agresionin e saj në Ukrainë në shkurt të vitit 2022, duke detyruar miliona njerëz të ikin në vendet fqinje. Marrja e kontrollit të të gjithë Donetskut është një nga qëllimet kryesore të luftës së Kremlinit./VOA
Kurti takoi rinin në Vushtrri, u premtoi mbështetje të vazhd...
KRU “Prishtina” njofton për intervenime në disa rrugë të kry...
Hamza në Vushtrri: Familjet po përballen me vështirësi të më...
IKD padit Kuvendin për ndërhyrje në mandatin e Komisionit pë...
Komunat paralajmërojnë dërgimin në Kushtetuese të Rregullore...
Irani paralajmëron: Sulmet e reja nga SHBA mund ta zgjerojë ...