Policia Kufitare ka bllokuar 29 mjete lundruese si rezultat i kontrolleve në kuadër të operacionit “Siguria Detare”, gjatë kësaj jave nga Ksamili në Velipojë.
11 prej mjeteve lundruese të bllokuara janë konstatuar nga shërbimet e Policisë Kufitare dhe ato të Njësisë Policore Detare, duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë, shkelje e cila rrezikonte jetën e pushuesve. Drejtuesit e këtyre mjeteve janë ndëshkuar secili me masë administrative 100,000 deri në 120,000 lekë të rinj.
Drejtuesit e 18 mjeteve të tjera lundruese, krahas masës së bllokimit të mjeteve, u ndëshkuan secili me masë administrative 10,000 lekë për mungesë dokumentacioni.
Kurti, për xhandarmërinë: Ka kohë që e kemi menduar këtë gjë
Ministrja Pacolli: Po nisim ndërhyrjen më të madhe kundër de...
Si u ndaluan studentët shqiptarë në Bllatë teksa udhëtonin p...
Komandanti Jashari pret në takim Haxhiun, diskutojnë për FSK...
Maqedonci pret në takim Haxhiun, diskutohet situata e siguri...
Rama për median estoneze: Evropa gaboi që ia la SHBA-së dial...