Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka thënë se nuk ka ndryshuar qëndrim i qeverisë në lidhje me lirinë e njerëzve, përfshirë atë mbi urën e Lumit Ibër.
Krasniqi tha se urat janë për t’i bashkuar qytetarët e qytetit e jo për t’i ndarë, teksa tha se ky parim vlen edhe për Urën e Ibrit, pasi sipas tij, ka nevojë për bashkëpunim ndëretnik e jo për ndarje.
“Unë e kam parë edhe si ministër që është bërë publike një deklaratë nga zyra e kryeministrit, pas takimit që ka pas me ambasadorin e BE-së, dhe ambasadorë e QUINT-it dhe ku është diskutuar kjo çështje. Krejt çfarë mund të them, është qëndrimi jonë i vjetër që liria e lëvizjes nuk duhet të ketë përkufizime në asnjë aspekt, as në territorin e Republikës së Kosovës, por edhe më gjerë”.
“Urat janë për t’i bashkuar qytetarët e qytetit dhe jo për t’i ndarë. Ky parim vlen edhe për urën në fjalë, besoj se kemi nevojë për bashkëpunim ndëretnik më shumë dhe jo për ndarje. Koncepti i lirisë së lëvizjes së qytetarëve është ai i cili duhet të na udhëheq dhe secila mundësi që qytetarët të komunikojnë është e mirëseardhur. E gjitha që ka rëndësi është kjo, përfitojnë të gjithë”, thotë Krasniqi.
Ndërkaq, sa i përket vendimit të BE-së për heqjen e vizave për pasaportat ilegale serbe për serbët e Kosovës, Krasniqi shprehet se kjo nuk ndikon aspak mirë as në integrimin e komuniteti serb.
Protesta për Zvërnecin hyn në ditën e pestë,qytetarët vijojn...
Vendos Komuna e Prishtinës, zgjerohet linja 15
Kusari-Lila: Fuqizimi ekonomik i grave është investim në zhv...
Garda Revolucionare kërkon tërheqjen e Izraelit nga Libani j...
“Nuk është e lehtë” – Futbollistët iranianë tregojnë si po e...
Rama: Investimi në Zvërnec në harmoni me natyrën, drejtohet ...