Një aksident ka ndodhur aksin rrugor Dukat-Babicë, në rrugën e Bypass-it, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Tragjasit”,
Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë ka mbetur e lënduar një pasagjere, e cila u bllokua në automjet.
Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur shërbimi TNT i planizuar në këtë aks rrugor, të cilët në bashkëpunim me shërbimin zjarrfikës, kanë përdorur pajisjet përkatëse për këto ndërhyrje, duke bërë të mundur nxjerrjen e shtetases së dëmtuar dhe drejtuesit të mjetit “Peugeot”, si dhe kanë dhënë ndihmën e parë deri në mbërritjen e shërbimit mjekësor.
Pasagjerja e dëmtuar është transportuar në spitalin e Vlorës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit./abcnews.al/
BILD: Liverpool ka vendosur që Xabi Alonso të jetë trajneri ...
Bastiset banesa e Shkëlzen Gashit, Policia e Krimeve të Rënd...
Dyshohet se i keqpërdorën 137 mijë euro, aktakuzë ndaj dy zy...
LDK dorëzon mbi 800 dëshmi në ZRRE, kërkon hetim për njehsor...
Turqit marrin rrugë drejt Kosovës
Osmani priti në takim shefin e EULEX, Giovanni Pietro Barban...