Presidenti rus Vladimir Putin do të marrë pjesë në Paradën e Ditës kryesore të Marinës në qytetin e Shën Petersburgut më 28 korrik, u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.
“Patjetër,” tha ai në përgjigje të një pyetjeje të TASS.
I pyetur nëse lideri bjellorus Aleksandër Lukashenko, i cili aktualisht është në një udhëtim në rajonin rus të Karelia së bashku me Putinin, do të marrë pjesë në paradë, Peskov tha se nuk kishte informacion për këtë. “I takon atij të vendosë”, shtoi ai.
Parada do të shënojë Ditën e Marinës së Rusisë, e cila festohet të dielën e fundit të korrikut. Ngjarja do të mbahet në lumin Neva në Shën Petersburg dhe në rrugën Kronshtadt./abcnews.al
Kosova dhe Serbia japin zotime për normalizim, pajtim dhe ra...
6 shtetas shqiptarë ekstradohen sot nga Dubai, dyshohet se j...
Aksident në Shqipëri, një viktimë dhe tre të lënduar
Këto janë çmimet e derivateve për sot
“Dita e Vajzave”: Kosova përballet me Kroacinë në “Fadil Vok...
Ryshfet për vota, prangoset i dyshuari në Graçanicë