Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka pritur në një takim në Presidencë këtë të premte ambasadoren e Zambias, Patricia Chisanga Kondolo.
Ndër të tjera, në njoftimin e Presidencës theksohet se Begaj inkurajoi njohjen e Kosovës nga Zambia si kontribut në forcimin e paqes dhe stabilitetit në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Në mungesë të njohjes zyrtare, Presidenti Begaj sugjeroi gjetjen e mënyrave të bashkëpunimit, siç është njohja e dokumenteve të udhëtimit apo realizimi i vizitave dhe promovimi i kontakteve të biznesit mes dy vendeve.
“Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh. T. Z. Bajram Begaj, priti sot në një takim Ambasadoren e Jashtëzakonshme dhe Fuqiplotë të Republikës së Zambias, jo rezidente në Shqipëri, Sh. S. Znj. Patricia Chisanga Kondolo.
Kreu i Shtetit e përgëzoi znj. Patricia Chisanga Kondolo për detyrën e re, duke i uruar suksese gjatë ushtrimit të këtij mandati.
Gjatë bisedës u trajtuan çështje të bashkëpunimit dypalësh, si edhe rëndësia e bashkëpunimit në kuadër të organizatave ndërkombëtare.
Presidenti Begaj theksoi nevojën e afrimit midis dy vendeve në fusha me interes të ndërsjellë, si edhe krijimin e një baze bashkëpunimi në fushat ekonomike dhe kulturore.
Në këtë drejtim u vlerësua rëndësia e shkëmbimit të vizitave në nivele të ndryshme, nxitja e dialogut politiko-diplomatik dhe shfrytëzimi i potencialit për veprimtaritë e forumeve ndërkombëtare”, mbyllet njoftimi i Presidencës.
Detaje të reja nga vrasja e trefishtë në Mal të Zi, policia ...
Reagon Albulena Haxhiu: Burgimi i përjetshëm, përgjigje e fo...
Sipas Sky Sport, Slot pritet të vazhdojë edhe për një sezon ...
Trumpi thotë se nuk dëshiron ta zgjasë armëpushimin me Irani...
Ambasadori amerikan në NATO mbërrin në Kosovë, Ambasada jep ...
Rama: Siguria ushqimore, sfida më komplekse e procesit të in...