Një 33-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia është arrestuar paraditen e kësaj të enjteje në Fier.
I riu akuzohet për pjesëmarrje në një grup të strukturuar kriminal për trafikim të lëndëve narkotike. Arrestimi i tij u bë me qëllim ekstradimin drejt Italisë.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në vijim të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, kanë kapur shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar., 33 vjeç, banues në Fier.
Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, të DVP Fier, e arrestuan me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasin E. H., të cilit autoritetet gjyqësore italiane i kanë caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal për trafikimin e narkotikëve.
Interpol Tirana dhe Interpol Roma po bashkëpunojnë për të kryer ekstradimin e këtij shtetasi.”, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën