Renditjen e pasojnë pasaportat e Japonisë, Gjermanisë, Francës, Italisë dhe Spanjës, që ndajnë vendin e dytë, me të cilat qytetarët e këtyre vendeve mund të udhëtojnë pa viza në 192 destinacione.
Në vend të tretë renditen pasaportat e Koresë së Jugut, Suedisë, Finlandës, Austrisë, Irlandës, Luksemburgut dhe Holandës, me të cilat mund të udhëtohet në 191 shtete.
Shtetet e Bashkuara, që deri në vitin 2014 kryesonin këtë renditje, kanë rënë poshtë tashmë, në vend të tetë, pasi pasaporta amerikane të lejon të udhëtosh pa viza në 186 shtete.
Shqipëria renditet në ved të 43-të në këtë indeks. Pasaporta shqiptare të mundëson të udhëtosh pa viza në 123 shtete. Ndërsa Kosova renditet 20 vende më poshtë, në të 63-tin, me pasaportën e saj të vlefshme për të udhëtuar pa viza në 79 destinacione.
10 pasaportat më të fuqishme në botë për vitin 2024
1. Singapor (195 vende)
2. Francë, Gjermani, Itali, Japoni, Spanjë (192)
3. Austri, Finlandë, Irlandë, Luksemburg, Holandë, Kore e Jugut, Suedi (191)
4. Belgjikë, Danimarkë, Zelandë e Re, Norvegji, Zvicër, Mbretëri e Bashkuar (190)
5. Australi, Portugali (189)
6. Greqi, Poloni (188)
7. Kanada, Çeki, Hungari, Maltë (187)
8. SHBA (186)
9. Estoni, Lituani, Emiratet e Bashkuara Arabe (185)
10. Islandë, Letoni, Sllovaki, Slloveni (184)/a2cnn
Trump përgëzon astronautët e Artemis II: Keni bërë histori, ...
Mot me diell sot në Shqipëri
Si mund të ndihmojë Ukraina në zhbllokimin e Ngushticës së H...
Mblidhen sot shtatë komisione parlamentare
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Mot pranveror sot në Kosovë, temperatura deri në 24 gradë