Zëvendëspresidentja Kamala Harris ka mbështetjen e mjaft delegatëve demokratë për të fituar nominimin e partisë për president, sipas vlerësimit të CNN.
“Unë e njoh llojin e Donald Trump,” tha Harris në fjalimin e saj para demokratëve, ku përmendi edhe punën e saj si prokurore.
Asnjë sfidues serioz nuk është shfaqur ende pasi Presidenti Joe Biden njoftoi largimin e tij nga gara. Harris gjithashtu mblodhi 81 milionë dollarë në 24 orët e para, teksa e quajti atë një kontribut historik të mbështetjes.
Biden ka thënë se do të përfundojë mandatin e tij si President dhe do t’i drejtohet kombit këtë javë. Nëse zgjidhej si kandidate demokrate, Harris do të ishte gruaja e parë me ngjyrë dhe e para aziatike amerikane që do të kryesonte një parti të madhe politike./abcnews.al
“Kosova arriti finalen me meritë, do të jetë një final...
PDK i kërkon Presidentes Osmani emërimin e anëtarit të dytë ...
Formohet grupin punues për shqyrtimin e aplikacioneve të kan...
NATO kap raketën e katërt nga Irani drejt Turqisë
Turqit arrijnë në Kosovë, në pritje u del presidenti i FFK-s...
Gjykata Kushtetuese hedh poshtë kërkesa e Albulena Haxhiu pë...