Gjatë ditës së sotme është tërhequr shorti për rrethin e tretë të Conference League.
Kampioni i Kosovës, Ballkani, Drita dhe Llapi kanë mësuar kundërshtarin e tij në rast kualifikimi për rrethin tjetër, shkruan Arbresh.info.
Larne nga Irlanda e Veriut do të përballet me fituesin e takimit Ballkani-Hamrun Spartans.
Kujtojmë se Ballkani dy vitet e fundit ka luajtur në grupet e Conference League.
Ndërsa skuadra gjilanase Drita ka kundërshtar në rrethin e dytë skuadrën islandeze Breidablik dhe kërkon të kaloj tutje.
Në rast se bardhekaltërtit nga Gjilani eliminojnë skuadrën islandeze do të përballen me fituesin e ndeshjes FK Auda vs Cliftonville.
Llapi që është eliminuar nga Europa League në rrethin e dytë takohet me skuadrën daneze Brondby.
Nëse Llapi eliminon gjigantin danez Brondby, atëherë në rrethin e tretë do të takohet me fituesin e ndeshjes Legia e Varshavës vs Caernarfon Town./Arbresh.info/
PDK mban sot konferencë për media
Rinumërimi i votave përfundon sot, 88% e vendvotimeve janë r...
E dhimbshme: Sot varroset Hekuran Hoxha, biznesmeni nga Gjak...
Kurti dhe Vitia sot vizitojnë Odën e Mjekëve të Kosovës
Mot i vranët e me reshje shiu sot
Thaçi dhuron veturën zyrtare për OVL e UÇK-së së Obiliqit