Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, më anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se sonte, koncerti për diasporë, është anuluar.
Kjo vie përshkak të ngjarjes së rëndë, ku Faton Hajrizi, qytetar nga komuna e Skenderajt është vrarë nga policia.
Nura ka shkruar se aktivitetet e parapara për bashkatdhetarët, do të vazhdojnë nga dita e nesërme, shkruan Arbresh.info.
Postimi i plotë:
Të nderuar bashkëqytetarë,
Të dashur bashkatdhetarë,
Për shkak të ngjarjes së sotme të vrasjes në Serbi të bashkëqytetarit tonë, Faton Hajrizi, dhe në shenjë të respektit ndaj familjes së tij të ngushtë, veçanërisht ndaj prindërve, mbrëmja e sontme muzikore në kuadër të muajit “Ditët e Mërgatës” anulohet plotësisht.
Pa gjykuar as edhe një fragment të jetës së tij, Fatoni ka qenë një qytetar i komunës sonë.
Aktivitetet e parapara për bashkatdhetarë do të vazhdojnë nga dita e nesërme.
Betohet edhe kryetari i ri i Graçanicës, Novak Zhiviq
Millosh Peroviq betohet si kryetar i ri i Zubin-Potokut
Gjykata refuzon kërkesën e Besim Kelmendit për masën e sigur...
Betohet edhe kryetari i Leposaviqit, Zoran Todiq
Atletico Madrid synon një mesfushor të Atalantës
Aksident me vdekje në aksin Shkodër-Hani i Hotit