Një shpërthim ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në qendër të Tel Avivit, si pasojë e të cilit një person ka humbur jetën dhe tetë të tjerë janë plagosur lehtë. Sipas forcave të armatosura izraelite, shpërthimi u shkaktua nga një dron që u përplas në një ndërtesë.
Militantët Houthi të Jemenit, të cilët mbështeten nga Irani, njoftuan në mediat sociale se do të zbulonin detaje rreth një operacioni ushtarak që kishte në shënjestër Tel Avivin.
Incidenti erdhi gjithashtu pasi ushtria izraelite konfirmoi se kishte vrarë një komandant të lartë të milicisë Hezbollah në Libanin jugor.
Hezbollahu dhe Izraeli kanë shkëmbyer zjarr përtej kufirit që kur Izraeli pushtoi Rripin e Gazës pas sulmit nga Hamasi tetorin e kaluar. Të dyja thonë se po veprojnë në solidaritet me palestinezët.
Haradinaj zbulon se iu ka bërë ftesë Hamzës e Abdixhikut për...
Parashikimi i motit për të premten
Nis emërimi i zëvendësministrave, Daulina e para
Benita e bindur se jashtë BBVK-së do jetë shoqe me Elijonën
Rezoluta për Hagën, buxheti dhe komisionet – vendimet e para...
Trump pret që marrëveshja me Iranin të marrë formë gjatë mua...