Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Donika Gërvalla, është takuar sot me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier.
Gërvalla ka thënë se në këtë takim kanë folur për situatën politike në vend dhe pritjet e qytetarëve të Republikës së Kosovës për mbështetje të fortë të miqve, partnerëve dhe aleatëve në reformat e rëndësishme, shkruan Arbresh.info.
“Në takimin e rregullt me Ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, diskutuam për aktualitetin politik në Kosovë dhe pritjet e qytetarëve të Republikës së Kosovës për mbështetje të fortë të miqve, partnerëve dhe aleatëve në reformat e rëndësishme drejt forcimit të shtetit ligjor dhe standarteve të demokracisë, luftimit të krimit dhe korrupsionit dhe reformave të thella në fusha të rëndësishme si arsimi, shëndetësia dhe administrata publike. Theksova nevojën për një bashkëpunim edhe më intensiv në nisma rajonale dhe globale”, ka shkruar Gërvalla.
Ajo shtoi se takime të tilla i shërbejnë jo vetëm forcimit “të partneritetit të fortë dhe të qëndrueshëm” ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve, por gjithashtu theksojnë rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë në arritjen e qëllimeve tona të përbashkëta strategjike dhe diplomatike. /Arbresh.info/
E ftuan në 20-vjetorin e pavarësisë së Mali të Zi, reagon as...
Rama: Estonia udhërrëfyes për Shqipërinë në transformimin di...
Abdixhiku dhe Osmani shprehin ngushëllime për ndarjen nga je...
Nuk u përfshi në listën për deputetë/ Driton Hyseni i VV-së ...
Vdes Alush Gashi
Arrestohen tre të dyshuar për vjedhje në fshatin Mazgit të O...