Autoritetet serbe janë duke punuar që ta identifikojnë nëse person i dyshuar për vrasjen e policit serb dhe plagosjen e një tjetër është Artan Hajrizi apo vëllai i tij Faton Hajrizi.
Kështu të paktën ka deklaruar ministri i Brendshëm, Ivica Daçiq, teka ka komentuar një kartë identiteti gjermane në emër të Artan Hajrizi që dyshohet se u gjet në vendin u ndodhi vrasja.
“”Po përcaktojmë nëse është personi të cilit i kemi gjetur dokumentet apo është vëllai i tij”, ka thënë Daçiq.
Sipas tij, ka mundësi që karta e identitet mund të jerm e rreme.
“Ka mundësi të bëhet fjalë edhe për identitet të rremë. Është kontaktuar edhe policia gjermane. Vëllai i tij (Fatoni) është arratisur nga burgu në korrik. Ai vrau një ushtar rus”, thotë Daçiq për rts transmeton Arbresh.info.
Kusari-Lila: Në Gjakovë me zemër e me projekte konkrete për ...
Kurti në tubim në Zvicër: Nuk ka edhe çlirimtar, edhe zullum...
Hamza nga Prizreni: Qytetarët duan ndryshim, Kosova s’mund t...
Haradinaj: Malisheva në përkrahje të Aleancës
Trump thotë se është arritur marrëveshje me Iranin, pritet f...
Mbi 100 mijë studentë, sonte u mblodhën kundër Vuçiqit