Ditë më parë u raportua në media se Thiago Alcantara do të jetë pjesë e stafit si ndihmës i trajnerit Hansi Flick te Barcelona.
Ai gjatë kësaj vere la karrierën si futbollist pasi lëndimet e shumëta në karrierë ia pamundësuan vazhdimin, shkruan Arbresh.info.
Sot Barcelona publikoi një foto ku edhe tani më zyrtarisht Thiago është në stafin e Flickut.
Përmes një komunikate Barcelona ka njoftuar se ai do të jetë pjesë e turnirit në SHBA.
?????? ????́????? to gain experience with the Barça coaching staff
— FC Barcelona (@FCBarcelona) July 17, 2024
“Pasi e njoftoi fundin e karrierës në moshën 33-vjeçare, Thiago Alcantara do të kalojë në javët në vijim si pjesë e stafit të Hanis Flickut për të nisur punën si trajner. Ish-lojtari pritet të jetë me skuadrën tërë verën, andaj do të jetë në udhëtimin tonë në Amerikë”.
“Mesfushori hyri nga akademia e La Masia dhe trajneri i ri i blaugranëve ka krijuar një lidhje të ngushtë në sezonin e vetëm që kishin te Bayern Munich, kur e fituan tripletën”, thuhet ndër të tjera në komunikatën e Barceolnës.
Welcome to the Barça fam, Thiago! ❤️ pic.twitter.com/noOXH8dsig
— FC Barcelona (@FCBarcelona) July 17, 2024
Irani i vendosur: Do të luftojmë deri në një fitore të plotë
27 vjet nga bombardimet, Kurti: Ndërhyrja e NATO-s hapi rrug...
PDK: Vendimi për KQZ-në hap rrugë për abuzime zgjedhore
Hadërgjonaj: Jemi të motivuar maksimalisht, besoj që kemi at...
Kurti pritet me tortë në Mitrovicë për ditëlindje
Aksident trafiku në Vranidoll të Prishtinës, shtatë të lëndu...