Kylian Mbappe, sot zyrtarisht do të prezantohet si futbollist i Real Madridit. Ceremonia do të mbahet me fillim nga ora 12:00 në “Santiago Bernabeu”.
Mediat raportojnë se tashmë ai ka arritur në kryeqytetin spanjoll.
Të gjitha biletat për këtë spektakël janë shitur dhe pritet të ketë pjesëmarrje të madhe.
25 vjeçari ka nënshkruar me “Los Blancos” deri në vitin 2029. Ai u transferua si lojtar i lirë por me një bonus prej 100 milionë eurosh nga PSG.
Kylian Mbappe nuk pati paraqitje edhe aq të mirë në “EURO 2024”. Franca u eliminua në gjysmëfinale nga Spanja me rezultat 2:1.
Në këtë kampionat, Mbappe e shënoi vetëm një gol, nga pika e bardhë kundër Polonisë.
Ai në fanellën e madrilenëve do ta bartë numrin 9./kk
Siguria e ushqimit dhe kontrollet për produktet e qumështit:...
Nga nesër mbyllet përkohësisht rruga “Vicianum” ...
Haxhiu kujton Luan Haradinajn: Një nga luftëtarët e orëve të...
Kupchan thotë se Kosova më përpara mund të bëhet anëtare e N...
Aksioni në Agjencinë Kadastrale, prangosen pesë persona për ...
Dy kosovarë dyshohen për vepra penale në Vjenë, bastisje në ...