Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani ka falënderuar sekretarin amerikan të shtetit, Antony Blinken për samitin historik të NATO-s në Uashington DC, në 75 vjetorin e Aleancës.
Hasani në një postim në Facebook, shkroi se ky takim ka rikonfirmuar angazhimin për unitetin transatlantik në përballjen me sfidat globale.
“Faleminderit Sekretarit Antony Blinken për samitin historik të NATO-s në Uashington DC, në 75 vjetorin e Aleancës. Ky takim i rëndësishëm rikonfirmoi angazhimin tonë për unitetin transatlantik në përballjen me sfidat globale”, shkroi Hasani./Arbresh.info/
KQZ-ja shtyp fletëvotimet me procedurë të përshpejtuar, jep ...
E rëndë | Vdes i riu vushtrrias që ishte aksidentuar 11 ditë...
Katër të vdekur në aksidente trafiku për 24 orë
MINT vendos çmimet e reja tavan
27 vjet nga masakra në Burgun e Dubravë
Rudiger do ta vazhdojë kontratën me Real Madridin