Pas kombëtares franceze është një paraqitje e pasuksesshme në Kampionatin Evropian “Gjermani 2024”, e cila mund të jetë e fundit për sulmuesin anësor Kingsley Coman.
Sipas gazetës L’equipe, Coman po mendon seriozisht t’i japë fund karrierës së tij ndërkombëtare, pasi ai ishte thellësisht i prekur nga koha e kufizuar e lojës që trajneri Didier Deschamps i dha atij në Euro 2024.
Gjithashtu, L’equipe shkruan se Coman nuk e ka pasur asnjëherë synimin për të luajtur futboll në nivel profesional për një kohë të gjatë dhe situata në Euro 2024 e ka sjellë edhe më afër pensionit, të paktën nga kombëtarja.
Coman nuk do të ishte reprezentuesi i parë francez që i vari këpucët në nivel ndërkombëtar në moshë të re, pasi të njëjtën gjë e bëri edhe Raphael Varane.
Varane e mbylli karrierën e tij në kombëtare në moshën 29-vjeçare, menjëherë pasi Franca humbi nga Argjentina në finalen e Kupës së Botës në Katar në vitin 2022.
Coman aktualisht luan për Bayern Munich, anëtar i të cilit është që nga viti 2017, kur erdhi nga Juventusi me një transferim prej 21 milionë eurosh dhe u rrit në Paris Saint Germain. Ai ka luajtur 57 herë për ‘Gjelat’. /Telegrafi/
Aksident mes dy veturave në rrugën Prishtinë–Podujevë, lëndo...
Mbyllet 1-1 pjesa e parë e finales Ferizaj-Dukagjini
Nëna e heroit Mentor Krasniqi emocionon Bedri Hamzën në Suha...
Zyrtari i lartë i NATO-s: E dimë kush ishte në Banjskë
Osmani: Me refuzimin e gazit amerikan disa po i krijojnë hap...
Mbi 39 mijë veteranë lufte që marrin pensione, Kosovës i kus...