Një person i moshës madhore ka humbur jetën si pasoj e një vet-aksidenti me kamion transportues në fshatin Jezerc të Ferizajt, saktësisht tek vendi i quajtur “Reka e Vogël.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar Kanun Veseli, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Ferizajt.
Veseli tha se dyshohet se kamioni ka qenë në lëvizje nga Ferizaj në drejtim të fshatit Jezërc dhe në rrethana ende të panjohura, shoferi ka humbur kontrollin dhe është rrokullisur disa metra poshtë rrugës.
“Më 11.07.2024 rreth ores 13:30 kemi pranuar një informatë se në fshatin Jezerc të Ferizajt, tek vendi i quajtuar ” Reka e Vogël ” është një aksident ku është përfshirë një kamion trasportues. Ekipe të policisë, njësitet e rendit dhe hetuesit policorë të aksidenteve të Njësisë së Konunikacionit Rrugor kanë dalë në vendin e ngjarjes, të cilët kanë mësuar se si pasojë e këtij aksidenti ka humbur jetën shoferi i kamionit, shqiptar, kosovar i moshës madhore, vdekja e të cilit është konstatuar në vendin e ngjarjes nga mjekët të Emergjencës së Ferizajt. Nga hetimet e para dyshohet se kamioni ka qenë në lëvizje nga Ferizaj në drejtim të fshatit Jezercë dhe me të arritur tek vendi i quajtur ” Reka e vogël” në rrethana ende të panjohura, shoferi ka humbur kontrollin mbi kamionin dhe është rrukollisur poshtë rrugës disa metra”, deklaroi Veseli.
Veseli shtoi se për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion./Arbresh.info
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...
Putin sfidon Trump? I premton Indisë furnizim me naftë, SHBA...