Pas fitores së madhe të Kombëtares së Spanjës ndaj Francës, djelmoshat spanjoll festuan fitoren e tyre në fushën e stadiumin gjerman, Allianz Arena.
Mirëpo gjatë kësaj feste, sulmuesi, Alvaro Morata pësoi një “ndërhyrje” nga stafi i sigurimit të stadiumit të cilët ishin në detyrë duke larguar një tifoz nga ambientet e fushës së gjelbër, shkruan Arbresh.info.
Sigurimi rrëshqit dhe rrëzoi sulmuesin spanjoll, ku në pamjet e publikuar dukej se u lëndua rëndë.
Sot (e mërkurë), skuadra spanjolle u largua nga hoteli i përqendrimit në Munih në orën 10 të mëngjesit, duke u nisur drejt vendin ku do të qëndrojnë deri para finales së madhe të Euro 2024.
Ndërsa në një prononcim të shkurtër për mediumit spanjoll, “Marca”, Morata bëri shaka duke e cilësuar si ndërhyrje e pa lejueshme.
“karton i verdhë dhe kaq” dhe se prezenca e tij në finale nuk është në rrezik.
? Morata tranquiliza tras la ‘entrada’ de un miembro de seguridad de la selección española al término del España-Francia #EURO2024
? @JLAllegue92 pic.twitter.com/2R5ffdUnEg
— MARCA (@marca) July 10, 2024
Spanja tanimë do të presë kundërshtarët e tyre në finalen e madhe të Kampionatit Evropian, pas përfundimit të ndeshjes së sotme, Holandë – Angli, që do të zhvillohet në ora 21:00. /Arbresh.info
Kalojnë anijet e para në Ngushticën e Hormuzit pas vendosjes...
Ballkani – Dukagjini, publikohen formacionet zyrtare
Nis mbledhja e Kryesisë së Kuvendit
KGJK e cakton për 14 prill mbledhjen e radhës, në rend dite ...
Llapi – Ferizaj, publikohen formacionet zyrtare
Papa Leon përshëndet armëpushimin disa orë pasi kritikoi Tru...