Sot në Kuvendin e Kosovës do të mblidhen disa komisione parlamentare.
Në ora 10:00, Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, raporton në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale për listën zyrtare të çmimeve të produkteve medicinale.
Po ashtu, në ora 10:00 Kryeshefi Ekzekutiv të Inspektoratit Policor të Kosovës, Kushtrim Hodaj, raporton në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes.
10:00
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, së bashku me nënkryetaren Jehona Lushaku-Sadriu dhe drejtorin e Transformimit, Ilir Murseli, vendosin gurthemelin e shkollës në lagjen “Kalabria”. (Afër ambulancës “Kirurgjia”, Kalabri)
Ndërkaq, në ora 11:00 Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, mban dëgjim publik për Projektligjin për dhënien në shfrytëzim dhe këmbim të pronës së paluajtshme të komunës.
Me fillim nga ora 11:00 Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton propozim-amendamentet për Projektligjin për kripto-asetet; si dhe raportin vjetor të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale – KPMM.
Komisioni Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të Arsimit fillor dhe Arsimit të Mesëm të Ulët për vitin shkollor 2023/2024, në ora 13:00 diskuton lidhur me dinamikën kohore të intervistimit të dëshmitarëve.
Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me nivelin e menaxhimit të marrëdhënies së punës të anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, në ora 14:00 harton listën e dëshmitarëve për intervistim në komision. (Ndërtesa e Kuvendit, N302) /Arbresh.info/
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...