Rusia kërkon ndryshime në doktrinë bërthamore. Zëvendësministri i Jashtëm, Serghei Ryabkov tha se ndryshimet në doktrinën bërthamore të Rusisë duhet të bëhen në përgjigje të veprimeve armiqësore të Perëndimit.
“Në pak kohë do të sqarohet se cilat mund të jenë qasjet tona ndaj këtyre çështjeve jashtëzakonisht të rëndësishme në situata të përshkallëzimit të mëtejshëm nga kundërshtarët tanë”, vuri në dukje zëvendësministri.
Ryabkov theksoi se situata rreth konfliktit të Ukrainës ka treguar se parandalimi bërthamor në kuptimin e tij të mëparshëm klasik nuk funksionon plotësisht. Për këtë arsye, ai vetë pranoi nevojën për “disa shtesa dhe rregullime konceptuale”./abcnews.al/
Aro Muric: Jemi gati, e kemi merituar dhe do të japim maksim...
Pamje si nëpër filma: Shembet rruga Malush Kosova në Prishti...
Vazhdon stërvitjet intensive para përballjes me Turqinë
Ankohet qytetari, njehësori i energjisë tregon gabim orën e ...
Zbulohet magazina me drogë në Shijak, arrestohen 4 persona
Deklaroi brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 5” se nuk flist...