Helikopterët e tipit Black Hawk UH-60A+, fluturojnë për herë të parë me pilotë shqiptarë. Personeli i pilotëve të FA, teknikëve të bordit dhe atyre të mirëmbajtjes u certifikuan për kryerjen e detyrave në përfundim të fazës së parë të trajnimit nga instruktorët amerikanë të skuadrës SATMO.
8 pilotë dhe 8 specialistë mirëmbajtje janë kualifikuar në profilet teknik linje, motori, strukture, avionik etj. Ekipi amerikan SATMO, sipas kontratës do të kryejë avancimin e aftësive të pilotëve në modulet transport trupash, fast-rope, bumbi bucket, vinç, IFR, dhe natën me NVG. N/Kolonel Ervin Buzi, ka kryer avancimin operacional për të kryer transport trupash përfshirë këtu menaxhimin e emergjencave si dhe fluturimin me instrumenta në kushte të vështira meteorologjike. Ndërsa
Major Klajdi Tushe ka kaluar fazën e menaxhimit të emergjencave, fluturimit vizual dhe më pas do vazhdojë atë instrumental.
Dy helikopterët e parë UH-60 Black Hawk erdhën në Shqipëri në janar të këtij viti, si porosi e parë e vendit tonë, mbështetur me mbi 50 milionë dollarë nga fondet e ndihmës së SHBA. Helikopterët e rinj do të ndihmojnë në forcimin e aftësive të forcave ajrore të Shqipërisë dhe aftësinë për të kryer evakuim mjekësor, rikuperim të personelit, misione kërkim-shpëtimi, si dhe mbështetje të lëvizjeve logjistike të NATO-s për operacione dhe stërvitje./abcnews.al/
Putin refuzon ofertën e Zelensky-t për takim: Nuk e shoh të ...
SHBA paralajmëron rishikim të pranisë në Bosnje pas përplasj...
Sherr me grushte dhe sende të forta në Sarandë, përfundon në...
Ukraina kryen sulm masiv me dronë pranë vendlindjes së Putin...
Zyrtare: Gjiganti italian shkarkon trajnerin
Shtetasja e huaj kapet në aeroport me dokument të falsifikua...