Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë, pasi që i njëjti nuk e kishte liruar zyrën e prokurorit dhe e kishte kanosur me fjalë të njëjtin.
Sipas raportit 24-orësh të policisë thuhet se gjatë kontrollit trupor, i dyshuari kishte të veshur një antiplumb.
“Prokuroria Themelore Prishtinë 04.07.2024-10:54. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që nuk kishte liruar zyrën e prokurorit dhe i njëjti ka kanosur me fjalë ankuesin mashkull kosovar. Gjatë kontrollit trupor i dyshuari kishte të veshur një antiplumb, i cili është sekuestruar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport./Arbresh.info
Sot katër vjet luftë në Ukrainë/ Bilanci i jetëve njerëzore,...
Moti në Shqipëri me diell e reshje shiu në disa zona
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Mblidhen disa komisione parlamentare në Kuvendi i Kosovës
178-vjetori i gazetës së parë shqiptare
“Kthim i viktimës në dhunues” – Serwer i ashpër ndaj Gjykatë...