Policia e Kosovës njofton se kanë identifikuar një person i cili ka hedhur mbeturina në kanalin e Trepçës që derdhet në lumin Lushta në Mitrovicë.
Sipas njoftimit, ndaj tij është shqiptuar gjobë prej 500 euro për ndotjen e mjedisit.
“Sot me datën 02.07.2024 në orët e mengjesit, nga policia është identifikuar një qytetar për hudhjen e mbeturinave në lum, gjejgjesisht në kanalin e Trepqes që derdhet në lumin Lushta, Mitrovicë. Ndaj kundërvajtësit është shqiptuar gjoba në shumë prej pesëqind (500) euro, të paraparë me ligjin për mbeturinat që shkaktojn ndotjen e mjedisit dhe dëmtojnë shëndetin e njeriut”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...