Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në histori në një kompeticion madhor si Evropiani.
Andaj edhe përkrahja e tifozëve shqiptar nga ane e mbanë bota në Gjermani ishte e madhe, shkruan Arbresh.info.
Sipas statistikave të nxjerra mbi 95 mijë tifozë shqiptarë kanë qenë të pranishëm në tri ndeshjet e kombëtares së Shqipërisë në fazën e grupeve.
Kështu falë këtij mobilizimi fantastik ata ishin të katërtit me më së shumti pjesëmarrje në këtë turne pas Turqisë, nikoqires Gjermanisë dhe Kroacisë.
Ndërsa lanë pas vende të mëdha si Spanja, Franca, Holanda, Belgjika, Italia, Anglia e të tjera.
Më së shumti tifozë pati Turqia me mbi 130 mijë, teksa rreth 125 mijë ka pasur Gjermania, Kroacia ishte e treta me 103 mijë.

Kujtojmë se Shqipëria u eliminua në fazën e grupeve teksa Kampionati Evropian është në fazën e 1/8 së finales ndërsa finalja e madhe luhet me 14 korrik në Berlin./Arbresh.info/
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën