Është konfirmuar tashmë çifti i parë i 1/16-tës në “EURO 2024”.
Përballja do të jetë mes Zvicrës dhe Italisë, e cila pritet të zhvillohet më 29 qershor.
“Helvetikët” përfunduan në vendin e dytë të grupit A duke i grumbulluar pesë pikë, derisa Italia në vendin e dytë të grupit B, duke i marrë katër pikë nga tri përballje.
Po ashtu në fazën eliminimit direkt u kualifikuan edhe Gjermania, Spanja dhe Portugalia, por që mbeten për t’i mësuar rivalët e tyre.
Ndërkaq, sot e nesër do të kompletohen 16 skuadrat që vazhdojnë tutje dhe tetë të tjerat që eliminohen./kk
Dukagjini e fiton Kupën e Kosovës – Berisha me supergol nga ...
Ferizaj lë fushën para fundit, protesta të lojtarëve ndaj gj...
LVV të dielën paraqet zotimet qeverisëse
Cristiano Ronaldo me dygolësh, Al Nassr më në fund e fiton t...
Ç’është Tregu i Përbashkët Evropian dhe a mund t’i bashkohet...
Qeveria nesër mban mbledhje