Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas eliminimit të Shqipërisë nga Euro 2024 pas disfatës kundër Spanjës.
Me anë të një postimi në Facebook, ai tha se kombëtarja na ka bërë krenarë dhe e ardhmja është premtuese, shkruan Arbresh.info.
“Pritjet që kishim janë vetëm dëshmia më e fortë për standardin që kemi vënë.”, shkroi Kurti.
Postimi i plotë:
Në fushën e blertë u duk sikur jemi pjesëmarrës të rregullt, e jashtë saj dhe në shkallët e stadiumeve sikur ishim vendas. Ishte vetëm pjesëmarrja e dytë në një kampionat evropian.
Në fund, humbëm përballë Spanjës, tri herë kampione e Evropës dhe një herë kampione e Botës, dhe Italisë, dy herë kampione e Evropës e kampion në fuqi dhe katër herë kampione e Botës. Ndërkaq me Kroacinë, nënkampione e Botës në vitin 2018, barazuam në ndjeshjen më të bukur të turneut deri më tani.
Ky grup lojtarësh na bëri krenarë. E ardhmja është premtuese. Pritjet që kishim janë vetëm dëshmia më e fortë për standardin që kemi vënë./Arbresh.info/
21 vjeçari ndalohet me lëndë narkotike në Kaçanik
Komandanti i KFOR’it mbledh përfaqësuesit diplomatikë të QUI...
Ikona e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri feston ditëlindjen e...
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur
Në Durrës i moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me...