Kryeministri holandez në largim Mark Rutte do të jetë Sekretari i Përgjithshëm i ardhshëm i NATO-s, pasi të 32 anëtarët e aleancës ranë dakord që ai të pasonte Jens Stoltenberg.
Pas mbështetjes së Hungarisë dhe Sllovakisë të martën, Rumania konfirmoi këtë të enjte se do të votojë për Rute, pasi presidenti rumun Klaus Iohannis tërhoqi kandidaturën për kreun e NATO-s.
Gjatë mbledhjes së Këshillit të Lartë të Mbrojtjes Kombëtare, Iohannis tha se ka njoftuar aleatët e NATO-s për tërheqjen e kandidaturës së tij.
Rute vjen në krye të NATO-s në kohë kritike. Ai do të marrë detyrën më 2 tetor, vetëm një muaj para zgjedhjeve amerikane, të cilat do të formësojnë fatin e kësaj aleance ushtarake që shërben si barriera më e suksesshme e Evropës Lindore kundër agresionit rus, vlerëson Politiko.
Ish-presidenti i SHBA-së dhe kandidati aktual republikan për president, Donald Trump, ka premtuar të qëndrojë në NATO, por ka kërcënuar se do t’i japë fund ndihmës së SHBA-së për Ukrainën nëse ai rizgjedhet.
Që nga nëntori i kaluar, Rute ka bërë fushatë për kreun e ri të NATO-s dhe konsiderohej favorit./abcnews.al
Sot nisin punimet për ndërtimin e tribunave në Stadiumin ‘Za...
Forcat amerikane kanë kapur dhe sekuestruar një anije cister...
Mediat spanjolle: Alonso nuk do të shkarkohet
Kurti shpreh ngushëllime për vdekjen e legjendës së boksit, ...
Rodrygo i del në mbështetje trajnerit Xabi Alonso
“Shuplakë e fortë” për Alonson, Reali humb nga Man City në “...