Qendërmbrojtësi i Portugalisë, Pepe, u bë lojtari më i vjetër në historinë e Kampionatit Evropian, me 41 vjet e 113 ditë, pasi u paraqit në ndeshjen kundër Republikës Çeke të martën në mbrëmje.
Kësisoj, Pepe ka thyer rekordin e mëparshëm të ish-portierit hungarez Gabor Kiraly, i cili ishte 40 vjeç e 86 ditë kur luajti në ndeshjen e 1/8-tës në Euro 2016 kundër Belgjikës.
Krahas Pepes së pathyeshëm, ndeshjen në Leipzig e nisi edhe Cristiano Ronaldo , i cili është 39 vjeç e katër muaj. Ai dhe Pepe janë dy lojtarët më të vjetër të të njëjtit ekip që kanë marrë pjesë ndonjëherë në një ndeshje të Evropianit.
Po ashtu, Ronaldo u bë lojtari i parë në histori që ka luajtur në gjashtë kampionate evropiane. Ronaldo bëri debutimin e tij në Kampionatin evropian në vitin 2004, dhe aktualisht është rekordmen me 25 ndeshje dhe me një rekord prej 14 golash./rtk
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...