Nënkryetaria e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Saranda Bogujevci, së bashku me deputetin Erxhan Galushi, i cili e kryeson Grupin e Miqësisë Kosovë-Portugali të Kuvendit të Republikës së Kosovës, mirëpriti sot në Kosovë homologun e saj nga Portugalia, Nënkryetarin e Kuvendit të Portugalisë, Marcos Perestrello.
Sipas njoftimit, Perestrello, së bashku me delegacionin e përbërë nga zyrtarë të lartë, biznesmenë dhe afaristë, do të qëndrojë në Kosovë për disa ditë, për të marrë pjesë në aktivitetet e përbashkëta me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës, të cilat zhvillohen në kuadër të Forumit të parë Ekonomik Kosovë-Portugali.
“Aktivitetet fillojnë nesër dhe janë me interes të ngritjes së bashkëpunimit shtetëror në fushën e ekonomisë.”, thuhet në njoftim.
Bogujevci i ka uruar mirëseardhje Nënkryetarit Perestello dhe delegacionit nga Portugalia, duke u shprehur e lumtur për këtë vizitë domethënëse të Nenkryetarit së bashku me delegacionin e tij./Arbresh.info/

31 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Zjarri përfshin një garazhë në Leposaviq
35 vjet nga lëvizja studentore, Begaj: Guximi rinor, ia hapi...
Oficeri i FSK-së diplomon në ShBA, shpërblehet me medalje
Osmani sot pret në takim Presidentin e Hungarisë
Tajlanda kryen sulme ajrore ndaj Kamboxhias pas përleshjeve ...