Komisioni i Etikës dhe Disiplinës në UEFA ka vendosur të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 37,375 euro për incidentet gjatë ndeshjes ndaj Italisë në Kampionatin Europian “Gjermani 2024”.
Tifozë shqiptarë shkaktuan shqetësime duke ndezur flakadanë, hedhur sende në fushë dhe transmetuar mesazhe të papërshtatshme, duke dëmtuar imazhin e ekipit kombëtar dhe futbollit shqiptar.
FSHF bën thirrje për përgjegjshmëri ndaj tifozëve dhe respekt të rregullave në mbështetjen e Kombëtares në EURO 2024, duke synuar një sjellje korrekte dhe respekt për kundërshtarët.
Vendimet e plota të Komisionit të Etikës dhe Disiplinës në UEFA: “Të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 10.000 euro për ndezjen e fishekzjarreve. Të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 12,375 euro për hedhjen e sendeve”.
“Të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 5000 euro për pushtimin e fushës. Të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 10.000 euro për transmetim e mesazheve të papërshtatshme për një ngjarje sportive”.
“Gjobat e mësipërme në vlerë të përgjithshme prej 37,375€ duhet të derdhen në llogarinë bankare te UEFA-s brenda 90 ditëve nga komunikimi i këtij vendimi”, thuhet në komunikatën e shtëpisë së futbollit evropian. /Telegrafi/
Rama mbledh kryesinë e PS-së, pritet të vendoset data për As...
Tentuan të hynin ilegalisht nga Maqedonia e Veriut, ndalohen...
Ylli i Real Madridit ka vendosur të largohet në fund të sezo...
“Na këpute shpirtin Adushi i nanës”, reagimi prekës i nënës ...
“Marrëdhënia nuk është ajo që ishte”, Trump kritika kryemini...
Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Mitrov...