Qytetarët e Kosovës nga ky vit mund të udhëtojnë pa viza në Izrael, kjo falë marrëveshjes së nënshkruar sot mes Zëvendëskryeministres dhe Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla me Ministrin e Brendshëm të Izraelit, Moshe Arbel, pas takimit dypalësh që patën paraprakisht.
Gërvalla nënshkrimin e kësaj marrëveshje e ka cilësuar si një dëshmi të marrëdhënieve të fuqishme mes Kosovës dhe Izraelit, e cila sipas saj do ta bëjë më të lehtë që qytetarët tanë të vizitojnë Izraelin dhe të krijojnë lidhje kulturore dhe profesionale.
“Kjo marrëveshje që nënshkruam dhe ky vendim për heqjen e vizave për qytetarët e dy vendeve tona do të hap një kapitull të ri në promovimin e vendit tonë, bashkëpunimin dhe zhvillimin ekonomik, zhvillimin arsimor të të rinjve si dhe realizimin e projekteve dhe iniciativave të përbashkëta mes qytetarëve dhe vendeve tona në të ardhmen”, Gërvalla.
Nga ana tjetër, Ministri i Brendshëm i Izraelit, Moshe Arbel shprehu vendosmërinë e Izraelit për të mbështetur Republikën e Kosovës në zhvillim dhe integrim euroatlantik.
Vendimi për lëvizjen e lirë të qytetarëve të Republikës së Kosovës në Izrael hyn në fuqi më datën 19.09.2024./Arbresh.info/
Aksident në Gjilan, vetura rrokulliset në mes të rrugës
Kremlini: Presim përgjigjen e SHBA pas bisedimeve të paqes
Oda Ekonomike me kallëzim penal ndaj ZRRE-së
Shorti i Botërorit 2026: Për herë të parë do të përmenden Ko...
Kërkoi kohë për t’u njohur me aktet, sot seanca paraprake në...
Putin: Rusia do ta marrë Donbasin me forcë nëse trupat ukrai...