Tre persona janë arrestuar pasi dyshohet se kanë shtënë me armë zjarri në Prishtinë, raporton Policia e Kosovës.
Sipas policisë, gjatë kontrollit të veturës është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me tetë fishekë dhe një gëzhojë, shkruan Arbresh.info.
Ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur edhe dy gëzhoja kurse të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“Prishtinë / 17.06.2024 – 23:00. Pas pranimit të informatës për të shtëna me armë zjarri, Policia ka ndermarr veprime të menjëhershme policore, ka identifikuar dhe ka arrit ta ndaloj veturën në të cilën ndodheshin tre të dyshuar meshkuj kosovarë. Gjatë kontrollit të veturës është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me tetë fishekë dhe një gëzhojë. Po ashtu në vendin e ngjarjes janë gjetur edhe dy gëzhoja. Personat e dyshuar janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Orav përshëndetet me Kurtin: Institucionet të jenë funksiona...
Emiratet e Bashkuara Arabe njoftojnë për 7 të vrarë dhe 145 ...
Aksioni kundër fajdes në Prizren, dëmi ndaj viktimës 700 mij...
Mbi 8 mijë zyrtarë ende pa deklaruar pasurinë
Orav përfundon misionin në Kosovë, takim lamtumirës me Osman...
Hamza nënshkruan peticionin kombëtar në mbështetje të ish-kr...