Rreth 78% e popullsisë në moshë madhore ka të paktën një llogari bankare dhe kjo shifër mund të arrijë deri në masën 85%, nëse përfshihen dhe llogaritë e pagesave të ofruara nga institucionet e parasë elektronike.
Regjistri i llogarive që mban Banka Qendrore, tregon se pagesat elektronike janë rritur ndjeshëm vitet e fundit, duke e çuar numrin e pagesave për frymë në 21 këtë vit, nga 4 që ishin në vitin 2017.
Rritje të konsiderueshme kanë paraqitur pagesat me kartë duke arritur në 11 pagesa për frymë në vitin 2023, nga 5 pagesa për frymë që ishte ky tregues në vitin 2020.
Orientimi drejt parasë elektronike i shërben vendit tonë edhe në rrugën e integrimit, ku vetë Shqipëria ka aplikuar për t’u bërë anëtare e SEPA-s, sistem i cili garanton trajtimin e shtetasve shqiptarë në mënyrë të njëtrajtshme me ata evropianë në fushën e pagesave dhe ul ndjeshëm komisionet e transfertave të parave./euronews
PDK mban sot konferencë për media
FSHF i uron mirëseardhje Bujar Pllanës dhe Stavro Pilos me n...
Haxhiu: Bombardimet e NATO-s mbi objektivat serbe ndryshuan ...
Kërkohet paraburgim ndaj të pandehurit që kanosi dëshmitarin...
Deputeti i VV-së për Kurtin: Është shumë i butë, i hareshëm ...
“Kur thërret Kombi” – Ramadani lë bashkëshorten në maternite...