Ish-presidenti i vendit, Behgjet Pacolli e ka quajtur të papranueshëm mos takimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me atë të Shqipërisë, Edi Rama.
Pacolli është shprehu i shqetësuar që në Kosovë dikush po tenton të denigroj figurën e Edi Ramës.
“Shqiptarët shquheshin për mirësinë dhe mikpritjen e tyre, veçanërisht në shtëpitë e tyre. Është e papranueshme që një kryeministër i rëndsishëm si Edi Rama të vijë për vizitë në Kosovë dhe homologu i tij kosovar të mos ketë kohë për një takim qoftë edhe të shkurtër”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e tij në Facebook.
“Unë jam i shqetësuar se dikush në Kosovë po tenton të denigroi figurën e Edi Rames. Për këtë të fundit kam vetëm një pyetje, kush ishte lideri i fundit shqiptar, ballkanik apo botëror që publikisht, duke e parë në sy mikpritësin e tij, në Beograd, përseriti disa herë se “Kosova është shtet i pavarur”!!!! Kryeministër Rama, Kosova dinjitoze i di vlerat e tua!!!”, shtoi Pacolli./Arbresh.info
Gjendet mjet i pashpërthyer në një fushë në Rahovec
KRU Prishtina do të ndërhyrjë në disa zona të kryeqytetit, p...
“No Kings” – Protestat kundër Trumpit në A...
Dardanët sot mbajnë stërvitjen e fundit para finales me Turq...
Kombëtarja e Turqisë sot vjen në Kosovë, vendos të mos stërv...
Nafta rritet mbi 3% në Azi