Një 89 vjeçar në qytetin e Korçës ka mbetur i lënduar në pjesë të ndryshme të trupit nga një zjarr që ka përfshirë banesën e tij në një lagje periferike të qytetit të Korçës.
89 vjeçari Koço Zhidro jetonte i vetëm në një banesë private në lagjen nr 4 të këtij qyteti dhe për të kujdesej një grua 47 vjeçare.
Sipas policisë mëngjesin e sotëm, në rrethana ende të paqarta, batanijet në shtratin ku ndodhej 89 vjecarit u përfshinë nga flakët duke e lënë të lënduar në disa pjesë të trupit.
Ka qënë kujdestarja e tij ajo që ka bërë të mundur nxjerrjen jashtë banese të mbulesvae të përfshira nga flakët ndërkohë që ka lajmëruar shërbimin e urgjencës që i kanë ardhur në ndihmë të moshuarit.
89 vjeçari Zhidro ndodhet në spitalin rajonal të Korçës nën kujdesin e mjekëve pasi ai ka probleme me rrugët e frymarrjes
Burime nga ky spital thanë se është jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i Policisë:
Korçë/Informacion paraprak
Mëngjesin e sotëm, në lagjen nr. 4, Korçë, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit K. Zh., rreth 89 vjeç, i cili për pasojë ka marrë djegie trupore dhe u dërgua në spital për ndihmë mjekësore, së bashku me shtetasen B. B., rreth 47 vjeçe, që kujdesej për pronarin e banesës, e cila kishte probleme me frymëmarrjen.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit, i cili paraprakisht dyshohet të ketë rënë për shkaqe aksidentale./euronews.al
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...