Në Burgun për Siguri të Lartë është sulmuar nga një i burgosur Urim Hyseni.
Rastin për Arbresh.info e ka zëdhënësi I Shërbimit Korrektues së Kosovës, Florent Gashi.
“Në Burgun e Sigurisë së Lartë një i burgosur është sulmuar fizikisht nga një i burgosur tjetër. I menjëhershëm ka qenë reagimi i stafit korrektues, të cilët kanë marrë të gjitha masat e nevojshme dhe kanë vënë situatën nën kontroll. Lidhur me rastin është iniciuar procedurë disiplinore dhe është themeluar komision i veçantë për të hetuar se si ka ardhur deri te sulmi fizik, ndërsa për rastin në fjalë janë njoftuar organet përgjegjëse”, tha ai.
Ndryshe, Hyseni është dënuar me 25 vjet burgim për vrasjen e nënës së tij.
Ngjarja tragjike ndodhi më 14 prill 2023, në Pejë./Arbresh.info/
Moti sot me diell dhe vranësira
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...