Golden Europeans- Evropianët e Arte është slogani i Kosovës per Lojërat Olimpike.
Kështu ka bërë të ditur zyrtar për media i Komitetit Olimpik të Kosovës, Kushtrim Krasniqi, raporton Arbresh.info.
Tutje ai ka zbuluar edhe normat olimpike të Kosovës për Olimpiadën e Parisit.
“Momentalisht kemi gjashtë norma olimpike, ditëve në vazhdimë priten edhe 3 norma olimpike nga sporti i atletikës dhe notit”, tha Krasniqi.
Krasniqi foli edhe për synimet e garuesëve për këtë ngjarje të madhe dhe tregoi se kur do të publikohet lista zyrtare e përfaqësuesëve për LO 2024.
“Synimi i ekipet është qe të dal së paku me një medalje të artë olimpike, të tjerat janë të mirëseardhura. Lista zyrtare e Kosovës për Lojrat Olimpike do të publikohet me 28 qershor”, shtoi më tutje Krasniqi.
Ndërsa u zbulua edhe brendi i uniformës që do të kenë të veshur garuesit.
“Brendi i uniformës në lojëra Olimpike do të jetë i veçantë me brendin e njohur Foreth dhe do të prezantohet me 11 korrik është një brend i njohur që e kanë shume shtete të njohura si Greqia Hungaria e Sllokavia”, potencoi zyrtari i medias së KOK-ut.
Ndërsa është bërë me dije edhe data se kur presidentja e Kosovës do të dorëzojë flamurin e shtetit Republikë për dy ‘bajraktarët’ që do të bëjnë hapjen e Lojrave Olimpike.
“Ceremonia e dhënies së Flamurit do të jete me datë 15 korrik, ku presidentja Vjosa Osmani do t’ia dhurojë flamurin e Kosovës dy garuesëve një djali dhe një vajze për që do të jenë bajraktar në Olimpiadën e Parisit”, u shpreh Krasniqi.
Kujtojmë se Lojrat Olimpike të Parisit do të fillojnë nga data 26 korrik deri më 11 gusht.
Kosova ka tri medalje të arta olimpike nga pjesëmarrjet e lojrave të kaluara./Arbresh.info/


Ambasadori i BE-së takohet me shefin e ri të UNMIK-ut
Shënohet viktima e parë nga moti i keq/54-vjeçarin e merr rr...
Pas aksionit të sotëm, Prokuroria thërret konferencë për med...
FFK organizon punëtorinë e parë mjekësore në nivel vendi
Rreziku nga përmbytjet, urdhër evakuim i menjëhershëm në Nov...
Dy persona në kërkim për kultivim kanabisi, policia sekuestr...