Ursula Von der Leyen ka ripropozuar planin e saj për të krijuar një “mburojë për demokracinë” evropiane e cila do ta mbrojë nga ndërhyrjet
E pyetur si mundet Evropa të parandalojë llojin e ndikimit negativ. Përgjigja e presidentes së Komisionit ishte se vendet duhet të “bashkojnë forcat në nivel evropian”.
Ky plan vjen fill pas zbulimit të një organizate ruse që shpenzoi miliona euro në 48 vende evropiane për të financuar propagandën.
Plani i mbrojtjes së Von der Leyen do të ketë për detyrë zbulimin dhe heqjen e dezinformatave në internet – duke u bazuar në rregulloren digjitale të BE-së, Aktin e Shërbimeve Digjitale dhe mbrojtjen e bllokut kundër ndikimit keqdashës duke u mundësuar evropianëve të njohin kërcënimet.
Von der Leyen propozoi fillimisht projektin në mes të majit, pasi blloku u përgatit për një valë të pritshme dezinformimi dhe ndërhyrjeje keqdashëse në prag të zgjedhjeve evropiane të qershorit./euronews
Nis takimi në Presidencë mes Albulena Haxhiut dhe Marta Kos
Prokuroria jep detaje për plagosjen e mbrëmshme në Prishtinë
Nafta 1.60€, benzina 1.50€ – ndryshojnë çmimet e derivateve
Incidenti në Skënderaj, çka thotë Policia në raportin 24-orë...
Plagosën 25-vjeçarin në Prishtinë, të dyshuarit në arrati
Trump përfundon vizitën shtetërore në Kinë