Aleanca e udhëhequr nga Partia Bharatiya Janata (BJP) e kryeministrit indian, Narendra Modi, pritet ta ketë shumicën në Dhomën e Ulët të Parlamentit, raportojnë kanalet televizive në Indi, duke u thirrur në rezultatet preliminare të zgjedhjeve.
Sipas tyre, aleanca e Modit është në epërsi me më shumë se 300 mandate në Dhomën me 543 vende, ndërsa partitë opozitare i kanë afro 200.
Zgjedhjet parlamentare në Indi – më të mëdha në botë – u mbajtën në shtatë faza gjatë gjashtë javëve të kaluara.
Të regjistruar për të votuar ishin gati një miliard njerëz.
Votat e para që u numëruan, ishin ato me postë, të hedhura kryesisht nga trupat që shërbejnë jashtë zonave të tyre elektorale ose zyrtarët në detyra zgjedhore.
Këtë vit, votimi me postë iu mundësua edhe banorëve mbi 85 vjeç dhe personave me aftësi të kufizuara.
Nëse i konfirmohet fitorja, Modi do të sigurojë mandatin e tretë radhazi si kryeministër.
Ajo që i karakterizoi zgjedhjet në Indi këtë vit, ishte edhe vala ekstreme e të nxehtit, e cila shkaktoi vdekjen e dhjetëra personave, përfshirë edhe zyrtarë zgjedhorë.
Pesë punëtorë të kompanisë kanadeze të rrëmbyer në Meksikë g...
Kolegët e arsimtarit që rrahu nxënësin sot mbajnë protestë
SBASHK e mbështet protestën në Shkollën “Pavarësia”, bën thi...
Moti me vranësira dhe shi sot në Shqipëri
Shënohet 19-vjetori i Demonstratës së 10 shkurtit 2007, LVV ...
Moti sot i vranët e me intervale me diell