Agjencia Meteorologjike e Japonisë ka njoftuar se një tërmet me magnitudë 6 i shkallës Rihter ka goditur Gadishullin Noto. Siç raportohet, tërmeti goditi vendin rreth orës 6:31 të mëngjesit të së hënës dhe vlerësohet të ketë qenë 14 kilometra i thellë.
Pesë shtëpi që ishin dëmtuar pjesërisht nga tërmeti i 1 janarit, janë shembur në qytetin Wajiima, kurse dëme të mëdha materiale nuk raportohen, kanë bërë të ditur nga prefektura Ishikawa.
Operatorët hekurudhor thonë se shërbimet e trenave me plumb Hokuriku Shinkansen dhe Joetsu Shinkansen u pezulluan përkohësisht për shkak të një ndërprerjeje të energjisë./abcnews.al
Haga vonon vendimin për Thaçin dhe të tjerët – zbulohet arsy...
KQZ sqaron mungesën e shiritit ngjitës në pakot e votimit me...
Gjini: Anamorava ka nevojë për rikthim urgjent të investimev...
Prattipati mirëpret në Kosovë delegacionin e Kongresit Ameri...
Nis një operacion shpëtimi në majen e Lubotenit, ShKShMK del...
Martinelli afër largimit nga Arsenali, Arteta e do yllin e A...