Një 34-vjeçar është ndaluar në kryeqytetin e Rumanisë, Bukuresht, më 3 qershor, pasi dyshohet se e ka sulmuar hyrjen e Ambasadës së Izraelit me koktej molotovi.
Për pasojë është thënë të ketë shpërthyer një zjarr i vogël, dhe nuk është raportuar për dëme.
I dyshuari është ndaluar nga zyrtarë kundërterrorizmit.
Ka raportime se ai ka tentuar të djegë veten para ambasadës.
Ambasada e Izraelit i ka thënë Radios Evropa e Lirë se i dyshuari besohet se është me origjinë siriane.
Disa burime të afërta me hetimet kanë thënë se burri i dyshuar nuk është deklaruar si pro-palestinez, dhe besohet se arsyet për këtë akt kanë qenë personale, sikurse refuzimi i aplikimit për vizë në Izrael./REL/
Falet namazi i Kurban Bajramit në Kosovë
Myftiu Tërnava: Jostabiliteti politik ka lodhur qytetarët dh...
Sot festohet Kurban Bajrami
The Athletic: Granit Xhaka transferimi më i goditur i sezoni...
11 të vrarë në një fshat në Liban – Izraeli intensifikon sul...
Kurti pret nesër në takim dy kongresistët amerikanë