Vala e pamëshirshme e të nxehtit në Indi ka vrarë të paktën 77 njerëz, gjatë 10 ditëve të fundit, ndërsa vendi përfundoi votimin në zgjedhjet e përgjithshme më të mëdha në botë.
Më shumë se 50 njerëz humbën jetën në Indi, gjatë tri ditëve të fundit, si pasojë e një vale të nxehti që përfshiu disa rajone të vendit. Sipas autoriteteve lokale, 33 punonjës për zgjedhjet, përfshirë zyrtarë dhe roje të sigurisë, vdiqën në një ditë të vetme në shtetin verior, Utar Pradesh. Ndërkohë në shtetin Odisha, humbën jetën së paku 20 njerëz.
Këtë vit, temperaturat kanë arritur një rekord me mbi 45 gradë celsius në Indi dhe në disa zona edhe 50 gradë.
Departamenti i Motit i Indisë tha se temperaturat ka gjasa të bien në ditët në vijim, për shkak të fillimit të shirave monsun.
Disa rajone janë duke përjetuar, po ashtu, mungesa të mëdha të ujit dhe energjisë elektrike, për shkak të rritjes së konsumit gjatë vapës./A2CNN
Aksidenti tragjik, ky është 19 vjeçari nga Rahoveci që vdiq ...
Përfundojnë bisedimet e fazës së parë ShBA-Iran
Vjosa Osmani merr pjesë në varrimin e babait të Albulena Hax...
Trump: Po fillojmë procesin e pastrimit të Ngushticës së Hor...
Gazetari shqiptar që vepron në Amerikë: Kjo ishte historia m...
Kurti me deputetë e ministra të VV-së të pranishëm në varrim...