Dogana dhe Policia e Kosovës kanë parandaluar dy raste të kontrabandimit me mallra nga Serbia në Kosovë.
Në njoftim thuhet se në brezin kufitar që lidh fshatin Breznice e Serbisë me fshatin Karaqeve e poshtme në Kosovë është ndaluar automjeti VW passat me targa serbe, përcjell Arbresh.info.
Gjatë kontrollit të automjetit është pare së i njëjti kishte të ngarkuar mallra si të fshehura (pije alkoolike – birra) në tentim për të i kontrabanduar.
Po ashtu nga njësitet e doganës është kryer edhe një kontroll në një lokal ku ishin të destinuara mallrat, ku edhe aty janë hasur mallra (pije alkoolike) me prejardhje nga Serbia pa dokumentacion përkatës.
Mallrat janë sekuestruar dhe rasti është duke u trajtuar nga njësitet relevante të Doganës së Kosovës./Arbresh.info
Emir Azemi i PDK-së i ofron stilolaps me stemën e Kosovës as...
Serwer: Serbia mbetet burimi kryesor i destabilizimit në Bal...
Millan Radojeviq betohet si kryetar i ri i Mitrovicës së Ver...
Betohet edhe kryetari i ri i Graçanicës, Novak Zhiviq
Millosh Peroviq betohet si kryetar i ri i Zubin-Potokut
Gjykata refuzon kërkesën e Besim Kelmendit për masën e sigur...