Lufta midis YouTuber-it të kthyer në boksier Jake Paul dhe ish-kampionit botëror Mike Tyson më 20 korrik në Teksas është shtyrë.
Arsyeja e shtyrjes së ndeshjes është se Tyson nuk ka qenë në gjendje të stërvitet për shkak se i ka shpërthyer ulçera në stomak.
“Fatkeqësisht, për shkak të shpërthimit të ulcerës, jam këshilluar nga mjeku im që të lehtësoj stërvitjen time për disa javë për të pushuar dhe rikuperuar”, tha Tyson për BBC, përcjell Klankosova.tv
Paul, i cili është 30 vjet më i ri se Tyson tha se e mbështetë plotësisht shtyrjen e ngjarjes në mënyrë që Mike Tyson të mos ketë justifikime në mbrëmjen e betejës.
Paul tha se ai nuk donte të përballej me Tyson “në asgjë përveçse më të mirën e tij”.
7 të vdekur nga shpërthimi në një minierë të paligjshme qymy...
Mbyllet përkohësisht rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë, shkak...
Elezi: Deri në orën 9:00, votuan 11.24% e votuesve të regjis...
Shpërthim me tritol në një banesë në Lezhë, vetëm dëme mater...
Rritet edhe sot çmimi i naftës në Kosovë
MPJD: Janë hapur pikat e votimit në misionet diplomatike e k...