Pas takimit bilateral me Presidentin e Turqisë, Erdogan, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me delegacionin zyrtar nga Kosova dhe ambasadorin e Kosovës në Turqi, Agon Vrenezi, vizitoi Mauzoleun e Mustafa Kemal Atatürkut dhe vendosi kurorë me lule në nderim të veprës dhe jetës tij.
“Mustafa Kemal Atatürku është njëri nga liderët më të mëdhenj dhe historik të botës. Në kohë dhe rrethana shumë të vështira, ai arriti të bëjë të dyja: mbrojti popullin dhe themeloi Republikën. Një shembull që duhet të studiohet dhe mësohet, për të respektuar të kaluarën dhe të shpresohet për të ardhmen”, shkroi kryeministri Kurti në librin e përshtypjeve.
Kurti sot po ashtu takon edhe ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan.
Ndërkaq të hënën, do të zhvillohet forumi i parë ekonomik i bizneseve të Kosovës dhe Turqisë, në të cilin krahas kryeministrit marrin pjesë edhe një delegacion i gjerë qeveritar./Arbresh.info/


LEXO EDHE:
Kurti takon ministrin e Jashtëm turk, e falënderon për mbështetjen ndaj Kosovës
Kërkohet paraburgim për të dyshuarin në rastin e mashtrimit ...
Evropa punon, Kosova pushon – institucionet e vendit mbyllen...
Edhe 4 ditë deri në përmbylljen e afatit për dorëzimin e lis...
Haradinaj kujton Komandant Drinin: La gjurmë të pashlyeshme ...
Shpërthen vullkani në Indonezi, 3 të vdekur dhe 20 të zhduku...
Dy punëtorë shëndetësorë sulmohen nga qentë endacakë në obor...