Kryeministri i vendit, Albin Kurti, së bashku me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, takoi udhëheqësit e kompanive të konzorciumit fitues të ankandit të parë me energji solare, përfshirë Drejtorin e “Groupe Orllati”, Avni Orllati, Drejtorin e Kompanisë “Holdigaz SA”, Philippe Petitpierre, Drejtorin e “Jaha Solar”, Fadil Hoxha, Drejtorin e “ZPV”, Peter Zehendner, dhe Drejtoren e Kompanisë “Lindja Solar” Luisa Helms.
Kurti i uroi atyre për përzgjedhjen si fitues, i falënderoi për interesimin dhe gatishmërinë për të investuar në Kosovë, dhe u dëshiroi sukses dhe punë të mbarë në realizimin e punëve, përcjell Arbresh.info.

Diskutuan për projektin dhe gatishmërinë e të dy palëve për ta përfunduar me sukses në afat optimal, por edhe për mundësitë tjera për investime që ofron Kosova, tek sa po vazhdojnë përgatitjet për ankandin e dytë për burime të ripërtrishme. Në emër të Qeverisë, kryeministri Kurti i ofron bashkëpunim të afërt dhe mbështetje përgjatë gjithë procesit.
“Konzorciumi “Orllati” nga mërgata jonë në Zvicër, bashkë me kompani nga Gjermania dhe Kosova, u shpallën fitues të ankandit më 29 mars, me çmim 48.88€/MWh, gati 35% më të lirë se çmimi tavan fillestar prej 75 €/MWh. Katër kompani të këtij konzorciumi do të realizojnë një investim në vlerë prej 70 milionë euro për ndërtimin e kapaciteteve prej 100 MW me energja solare. Nënshkrimi i marrëveshjes për projektet e Ankandit Solar 100 MW do të bëhet nesër. Suksesi i ofertës së konzorciumit “Orllati” paraqet një shembull të prekshëm të potencialit dhe gatishmërisë së mërgatës sonë për të qenë investitor kyç në zhvillimin ekonomik të vendit dhe për transformimin energjetik të tij”, thuhet në komunikatën për media nga Zyra e Kryeministrit./Arbresh.info

Tragjedi në SHBA/ Gjyshi dhe mbesa 3-muajshe sulmohen për vd...
Të shtëna me armë në Afrikën e Jugut, të paktën 11 viktima
Misteri i krimit në Çaçak të Serbisë, brenda shtëpisë u gjet...
LDK akuzon Qeverinë për keqpërdorime në energji dhe kërkon t...
24 pjesëtarë të Njësive Speciale certifikohen në aftësi poli...
SHPRESË DHE GËZIM PËR FËMIJËT NË PEDIATRI