Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka vizituar sot veriun e vendit ku është pritur nga kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi.
Bulliqi dhe Hetemi kanë vizituar edhe dy pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak.
Me anë të një postimi në Facebook, Bulliqi ka përgëzuar policinë për punën, guximin dhe përkushtimin e tyre në punë, përcjell Arbresh.info.
Postimi i plotë:
Me bashkëpunëtorë sot ishim në veri të vendit, ku u pritëm nga miku im e Kryetari i Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi.
Me këtë rast vizituam edhe dy pikat kufitare në Jarinje e Bërnjak për t’i përgëzuar policët tanë për punën, guximin dhe përkushtimin e tyre në punë.
Gjatë kësaj vizite ishim edhe te Liqeni i Ujmanit dhe në fshatin Banjskë, aty ku ndodhi edhe sulmi terrorist mbi Policinë e Kosovës më 24 shtator të vitit të kaluar.
Ndjehem vërtetë i lumtur që tash janë krijuar mundësitë që qytetarët e Kosovës lirshëm mund të shëtisin në këto hapësira të vendit tonë, kjo falë angazhimit dhe punës së madhe të Qeverisë së Kosovës dhe organeve të rendit./Arbresh.info
Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin e fshatit Graba...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1
116 për VV-në, Kurti: Me qytetarët drejt një fitoreje edhe m...
Zelensky sytë kah Evropa pasi bisedimet SHBA-Ukrainë përfund...