Një 23-vjeçar është arrestuar mbrëmë pasi që i njëjti kishte 12 urdhëresa nga Gjykatës.
E.Z. akuzohet për grabitje, posedim të narkotikëve, vjedhje, lëndim trupor etj, përcjell Arbresh.info.
“Mbrëmë nga Njësiti për Reagim të Shpejtë, në Prishtinë, është arrestuar një person i cili kërkohej me urdhëresa të gjykatës. Ndaj personit të dyshuar: E. Z mashkull 23 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, kanë qenë aktive 12 urdhëresa nga gjykatat, për veprat grabitje, posedim i narkotikëve, vjedhje, lëndim trupor etj”, thuhet në njoftim.
Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, nga zyrtarët e stacionit veriu në Prishtinë dhe zyrtarëve të stacionit të Vushtrrisë, personi i dyshuar është dërguar në vuajtje të dënimit./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...